Kryesuesit dhe 5 anëtarëve të KPK-së u skadon mandati, çka tutje?

Nga janari i këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës, mund të ketë vetëm 7 anëtarë e jo 13 sa i kishte, në bazë të ligjit të ri. Mandati u ka skaduar 6 anëtarëve përfshirë edhe kryesuesit të KPK-së. Anëtari i KPK-së nga shoqëria civile thotë se në bazë të legjislacionit, mbledhjen e ardhshme duhet të e thërras ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, por ende nuk ka indikacione të tilla

Ardian Hajdaraj nuk është më kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, rrjedhimisht as anëtar i këtij institucioni meqë i ka skaduar mandati më 1 janar të këtij viti.

Përveç tij, anëtarë të KPK-së nuk janë më as Veton Shabani, Jetish Maloku, Jehona Grandolli, Ariana Shajkovci e Jovo Radoviq.

Të gjithë këta në KPK kishin ardhur në janar të 2021.

Nga ky muaj ka hyrë në fuqi edhe ligji i ri për Këshillin Prokurorial që kufizon numrin nga 13 në 7 anëtarë.

Visar Krasniqi anëtar i KPK-së, nga radhët e shoqërisë civile thotë se i janë drejtuar ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit, që të thërras mbledhjen e KPK-së meqë janë 5 anëtarë aktiv dhe mund të marrin vendime.

“Një situatë e tillë edhe për shkak të pozicionin që mban z.Qalaj por edhe për shkak të obligimit që ai përfaqëson në Këshill do duhej të thirrej takimi, unë kam kërkuar edhe me shkrim që të ftohet takimi i parë i Këshillit sa më shpejtë që është e mundur, në adresë të Këshillit po vijnë me dhjetra çështje që janë me urgjencë, janë afate që duhet me i respektu, deri sot nuk kemi pasur ndonjë lëvizje nga ana e z.Qalaj”, ka deklaruar Visar Krasniqi – Anëtar i KPK-së.

Tutje Krasniqi thotë se po tentohet të bllokohet puna e KPK-së, çka mund të shkaktojë pasoja të rënda.

“Këshilli mund të marr vendime nëse ka vullnet mirëpo sinqerisht edhe nëse vazhdojmë me këto bllokada për mua nuk janë të befasishme sepse ju e dini se zhvillimet që kanë ndodh në tre mujorin e fundit na kanë dhënë argumente të mjaftueshme se bllokadat janë opsion në janar, nëse ne nuk ulemi e diskutojmë për opsionet jemi duke shkuar në një bllokadë të re të Këshillit dhe ajo që duhet me pas parasysh Këshilli s’mundet me u paralizu në mënyre absolute si po mendohet”, ka theksuar ai.

Dukagjini tash e disa ditë ka kërkuar përgjigje nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, por edhe nga Zyra e Kryprokurorit të Shtetit, për këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Anëtarët e KPK-së, në fund të vitit të kaluar u ndanë në dy grupe, pas shkarkimit të Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, meqë një disa prej anëtarëve kundërshtuan një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika