Rreth 200 mijë ushtarë janë larguar pa leje nga Ukrainë teksa 2 milionë tjerë shmangin mobilizimin

Ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka bërë të ditur se rreth 200,000 ushtarë janë larguar nga njësitë e tyre pa leje zyrtare (AWOL), duke braktisur pozicionet pa autorizim.

Duke folur në Parlamentin ukrainas përpara votimit që konfirmoi emërimin e tij si ministër i ri i Mbrojtjes, Fedorov tha gjithashtu se rreth 2 milionë ukrainas janë “në kërkim” për shmangie të shërbimit ushtarak, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ushtria ukrainase ka qenë prej vitesh nën presion të madh, ndërsa përpiqet të mbrojë vendin kundër një armiku shumë më të madh dhe më të fuqishëm.

Kushtet përgjatë vijës së frontit kanë qenë brutale, me trupat e Kievit që shpesh përpiqen të mbajnë pozicione kyçe edhe kur janë të pakët në numër dhe në pajisje.

Thashethemet për moral të ulët dhe nivele të larta dezertimi kanë qarkulluar prej kohësh, por deklaratat e Fedorovit shënojnë herën e parë që një zyrtar ukrainas pranon publikisht shkallën e këtij problemi.

Sipas ligjit ukrainas, të gjithë burrat nga 18 deri në 60 vjeç janë të detyruar të regjistrohen në ushtri dhe të mbajnë gjithmonë dokumentet me vete, megjithëse vetëm ata nga 25 deri në 60 vjeç i nënshtrohen mobilizimit.

Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë ndalon të gjithë burrat nga 23 deri në 60 vjeç, që janë të përshtatshëm për shërbim ushtarak, të largohen nga vendi, por dhjetëra mijëra tashmë kanë ikur ilegalisht.

Pas një takimi me Fedorovin të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nevojiten ndryshime më të gjera në procesin e mobilizimit të vendit.

Fedorov është ministri më i ri i Mbrojtjes në historinë e Ukrainës – ai do të mbushë 35 vjeç javën e ardhshme. Ai zëvendësoi Denys Shmyhal, i cili u emërua zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Energjisë.

Ai shtoi se aktualisht ka 500 kompani ukrainase që prodhojnë dronë, 200 biznese që prodhojnë pajisje bllokimi elektronik dhe mbi 20 prodhues privatë raketash.

Forcimi i komponentit teknologjik të ushtrisë do të jetë një nga prioritetet kryesore të Fedorovit në rolin e tij të ri, tha presidenti Zelensky.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika