“Pozicioni ‘as mish as peshk’ e çoi në 13%”, Haziri thotë se përvoja nga e kaluara me VV-në dhe PDK-në nuk ua lejoi një bashkëpunim të ri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur në Debat Plus për sfidat e bashkëpunimit politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat nuk sollën krijimin e një qeverie të re dhe çuan vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor.

E, zgjedhjet dhjetorit rezultuan me një fitore historike për LVV-në e Albin Kurtit, ndërsa LDK-ja doli e treta me rreth 13 për qind të votave.

Sipas analistëve, qasja e LDK-së “as mish, as peshk” gjatë 2025-tës çoi në këtë rënie të LDK-së.

Por, Haziri ka theksuar se mungesa e bashkëpunimit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte e kaluara jo aq e lavdishme e LDK-së me Vetëvendosjen dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“LDK e ka pas definimin e politikës së vet karshi kësaj situate. Me këtë përshkrim. Ne kemi pas bashkëpunim me VV-në edhe si opozitë edhe si tendencë për të ndërtuar qeveri bashkë, dhe kemi ndërtuar qeveri bashkë dhe s’kemi mund me funksionu. Përvoja jonë e bashkëpunimit me LDK-në ka qenë evidente, ka përfunduar me mocion mosbesimi. Përvoja me VV-në ka përfunduar me shkarkimin të njëanshëm të kryeministrit në atë kohë. Këto përvoja nuk të japin të drejtë me u sjell para qytetarëve me situatë tjetër. Se ajo që thuhet nëse një herë të mashtron nuk e ki ti fajin, i ka ai, por herën kërkosh s’të ka faj”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika