Sulmi në Banjskë, Avokati i familjes Bunjaku: Do të kërkojmë burgim të përjetshëm, kemi shumë prova

Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë Afrim Bunjakut, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci vlerëson se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Koci, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se mbrojtja e të akuzuarve po tenton që të relativizohet i gjithë sulmi terrorist.

“Procedura duhet të kthehet krejt prej fillimit është shumë keq që na ndodhi kjo – kryetari i trupit gjykues ka shkuar një shkallë më lartë dhe është dashtë me u ndru trupi gjykues – unë e kam mirëprit disponimin pozitiv të kryetarit të tanishëm i cili ka pranuar që të jetë kryetar i trupit gjykues për të mbajtur dinamikën  e gjykimit. Gjykimi duhet të jetë mes tjerash edhe në kohë të asyeshme dhe unë si përfaqëues i familjes Bunjaku palëve të dëmtuara insistoj që sa më shpejt të përfundoj ky proces por në të njëjtën kohë nuk duhet t’ju lejmë kohë të akuzuarve që të prentondojnë se më zvarritje të procedurës u është shkelur ndonjë e drejtë e tyre”, u shpreh Koci.

Koci, mes tjerash, u shpreh se këtë të premte kur edhe ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve – avokatja e njërit nga të akuzuarit ka tentuar që të gjejë alibi.

“Sot mbrojtja po tenton që përmes disa propzimeve me relativizu të gjithë këtë sulm terrorist – avokatja e njërit prej të akuzuarve ka propozuar sot edhe 9 dëshmitarë të ri kinse me gjetë alibin se ai nuk ka qenë aty kur ka ndodhur sulmi por diku tjetër. Pra, ai që akuzohet nga Gjykata se ka kryer sulm terrorist bashkë me shokët e tij po tentoj të gjejë një alibi. Aktakuza është shumë e kjartë asnjëri nuk është i akuzuar me vetëm një provë por me shumë të tilla që i ngarkojnë për veprën ne e kemi parë ngjarjen me dronë dhe gjithcka dukej qartë”, u shpreh Koci.

Koci u shpreh po ashtu se familja Bunjaku kërkon që sa më shpejt të përfundojë i gjithë rasti teksa shton se ka prova të mjaftueshme ndaj të akuzuarve për çka u shpreh se do të kërkojnë burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika