Mbi 3,000 të vrarë në protestat mbarëkombëtare në Iran

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën në protestat mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut të shtunën, ndërsa në vend u raportua një “rritje shumë e lehtë” e aktivitetit në internet pas një bllokade tetëditore.

Grupi HRANA me seli në SHBA tha se ka verifikuar 3,090 viktima, përfshirë 2,885 protestues, ndërsa banorët thanë se goditja e autoriteteve duket se i ka shuar përkohësisht protestat, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu për arrestime të tjera.

Kryeqyteti, Teherani, ka qenë relativisht i qetë për katër ditë me radhë, thanë disa banorë për Reuters. Sipas tyre, mbi qytet po fluturonin dronë, por nuk kishte shenja të protestave të mëdha të enjten apo të premten.

Protestat shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të vështirësive ekonomike dhe u shndërruan shpejt në demonstrata të gjera që kërkonin fundin e sundimit klerikal në Republikën Islamike, duke kulmuar me dhunë masive në fund të javës së kaluar. Sipas grupeve opozitare dhe një zyrtari iranian, më shumë se 2,000 persona u vranë në trazirat më të rënda të brendshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

“Matjet tregojnë një rritje shumë të lehtë të lidhjes me internetin në Iran këtë mëngjes”, shkroi në platformën X grupi monitorues NetBlocks, pas rreth 200 orësh ndërprerjeje.

Sipas tyre, lidhja mbetet vetëm rreth 2% e niveleve normale.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika