Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-në për protestat vdekjeprurëse

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe presidentin amerikan Donald Trump se janë përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet” në Iran gjatë protestave të fundit.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Khamenei pranoi se mijëra persona janë vrarë gjatë trazirave të fundit, madje disa në mënyrë çnjerëzore dhe barbare, por fajësoi për vdekjet atë që i quajti nxitës të rebelimit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve iranianë kundër qeverisë që të vazhdojnë protestat dhe ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake nëse forcat e sigurisë i vrasin ata.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve Iranianë për të Drejtat e Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, protestat në Iran kanë marrë 3,090 jetë që nga nisja e tyre më 28 dhjetor, fillimisht për shkak të krizës ekonomike.

Që atëherë, protestat janë shndërruar në thirrje për fundin e sundimit të udhëheqësit suprem të Iranit.

Qeveria iraniane i ka quajtur demonstratat “trazira” të mbështetura nga armiqtë e Iranit.

Protestuesit janë përballur me forcë vdekjeprurëse, gjithashtu, në Iran është vendosur një ndërprerje pothuajse totale e internetit dhe shërbimeve të komunikimit.

Sipas grupit monitorues kibernetik NetBlocks, të shtunën lidhja me internetin mbeti vetëm rreth 2% e niveleve normale.

Ditët e fundit ka pasur më pak raportime për trazira, por për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të internetit, zhvillimet në terren mbeten të paqarta.

Gjatë fjalimit të tij, Khamenei e quajti gjithashtu presidentin Trump “kriminel” dhe tha se SHBA-ja duhet të “mbajë përgjegjësi” për trazirat e fundit në Iran.

Ai pretendoi gjithashtu në rrjetet sociale se “qëllimi i Amerikës është ta gëlltisë Iranin”.

Trump nuk ka reaguar ende ndaj deklaratave të udhëheqësit suprem, ndërsa BBC ka kërkuar një koment nga Shtëpia e Bardhë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se kishte “dëgjuar raportime se Republika Islamike po përgatit opsione për të goditur baza amerikane”.

DASH-i paralajmëroi se Irani do të përballej me një forcë shumë, shumë të fuqishme nëse do të ndërmerrte një sulm të tillë dhe e paralajmëroi Teheranin të mos luajë lojëra me Presidentin Trump.

Mbi 3,000 të vrarë në protestat mbarëkombëtare në Iran

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika