Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë kundër planeve të Trump për marrjen e ishullit strategjik

Mijëra qytetarë në Groenlanda dhe Danimarka kanë dalë në protesta kundër planeve të presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrjen e Groenlandës, territor autonom që ndodhet nën sovranitetin danez.

Demonstratat janë mbajtur në disa qytete të Danimarkës, përfshirë kryeqytetin Kopenhagen, si dhe në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Tubimet përkuan me një vizitë zyrtare në Kopenhagen të një delegacioni nga Kongresi Amerikan. Kreu i delegacionit, senatori demokrat Chris Coons, e cilësoi retorikën e Trumpit si “jo konstruktive”.

Presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes me forcë të Groenlandës, duke këmbëngulur se ishulli është thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai ka paralajmëruar gjithashtu masa ndëshkuese ekonomike ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë këtë plan.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi se nga 1 shkurti do të vendoset një tarifë prej 10 për qind për mallrat që importohen në SHBA nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda. Sipas tij, tarifat do të rriten në 25 për qind më 1 qershor, “derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”.

Groenlanda, megjithëse me popullsi të vogël, konsiderohet strategjikisht shumë e rëndësishme për shkak të pasurive të saj natyrore dhe pozicionit gjeografik midis Amerikës së Veriut dhe Arktikut, duke luajtur një rol kyç në sigurinë dhe monitorimin ushtarak të rajonit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika