Rinumërimi i votave, ndryshime të dukshme për kandidatët e partive politike

Një komisioner duke numëruar votat në Qendrën e Numërimit në Prishtinë / RFE.

Rinumërimi ka sjellë ndryshime në numrin e votave për kandidatët e subjekteve parlamentare.

Disa deputetë kanë përfituar shtesë votash nga rinumërimi, ndërsa disa të tjerëve u është zbritur dukshëm numri i votave.

Sipas të dhënave të deritashme të paraqitura në platformën online të KQZ-së, në Lëvizjen Vetëvendosje më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Hajrulla Çeku (+109 vota), kurse më së shumti ulje votash ka Arbër Rexhaj (−521 vota).

Në Partinë Demokratike të Kosovës më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Uran Ismaili (+552 vota), kurse më së shumti ulje votash Fetah Paçarizi.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës i pari për rritje votash është Paris Guri (+164 vota), kurse më së shumti ulje votash ka Xhavit Uka (−1,201 vota).

Ndërsa te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më së shumti rritje votash nga rinumërimi ka Daut Haradinaj (+33 vota), derisa Besnik Krasniqi ka më së shumti ulje votash (−215 vota).

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Rritje votash:

Hajrulla Çeku – 18,190 vota (+109)

Alban Bajrami – 5,249 vota (+91)

Driton Hyseni – 1,833 vota (+75)

Shqipe Mehmeti-Selimi – 10,186 vota (+73)

Hekuran Murati – 20,530 vota (+65)

Ulje votash:

Arbër Rexhaj – 8,093 vota (−521)

Rea Krasniqi – 2,431 vota (−420)

Valon Ramadani – 2,620 vota (−392)

Dafina Alishani – 5,699 vota (−329)

Vendenis Lahu – 1,507 vota (−242)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Rritje votash:

Uran Ismaili – 7,490 vota (+552)

Arian Tahiri – 8,215 vota (+499)

Vlora Çitaku – 5,865 vota (+360)

Përparim Gruda – 7,392 vota (+359)

Jona Hoxhaj – 2,247 vota (+320)

Ulje votash:

Fetah Paçarizi – 3,239 vota (−4,636)

Nait Hasani – 7,333 vota (−2,594)

Kujtim Gashi – 8,553 vota (−1,819)

Luljeta Veselaj Gutaj – 4,217 vota (−1,504)

Arianit Çollaku – 2,557 vota (−1,412)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Rritje votash:

Paris Guri – 2,102 vota (+164)

Gëzim Hazrolli – 2,036 vota (+123)

Festim Kabashi – 1,594 vota (+94)

Ukë Rugova – 6,452 vota (+83)

Jasemin Bujari – 600 vota (+70)

Ulje votash:

Xhavit Uka – 3,607 vota (−1,201)

Driton Selmanaj – 2,795 vota (−820)

Anton Quni – 4,606 vota (−442)

Visar Azemi – 886 vota (−353)

Ardian Shala – 894 vota (−143)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Rritje votash:

Daut Haradinaj – 2,731 vota (+33)

Agim Çeku – 1,855 vota (+25)

Mentor Durguti – 399 vota (+24)

Durim Halilaj – 790 vota (+22)

Diellza Kukaj – 615 vota (+17)

Ulje votash:

Besnik Krasniqi – 717 vota (−215)

Tringa Morina – 518 vota (−161)

Edmond Hoxha – 388 vota (−120)

Burim Ramadani – 1,578 vota (−108)

Dreni Kastrati – 396 vota (−63)./RTK

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika