Pesë skiatorë humbin jetën nga dy ortekë në rajonet alpine të Austrisë

Pesë skiatorë humbën jetën nga dy ortekë të ndodhur të shtunën në rajonin Salzburg Pongau, në perëndim të Austrisë.

Katër skiatorë mbetën të vdekur nga një rrëshqitje masive bore në Luginën Gastein, në jug të qytetit të Salzburgut, e cila përfshiu gjithsej shtatë persona.

Autoritetet thanë se dy persona të tjerë u plagosën, njëri prej tyre me lëndime të rënda, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

“Kjo tragjedi tregon në mënyrë të dhimbshme se sa serioze është situata aktuale me ortekët,” tha Gerhard Kremser, kreu i shërbimit të shpëtimit malor të distriktit Pongau, duke theksuar se paralajmërimet e qarta dhe të përsëritura lidhur me rrezikun nga ortekët.

Katër helikopterë shpëtimi, ekipe të shpëtimit malor dhe të Kryqit të Kuq me qen kërkimi, si dhe një ekip për ndërhyrje në kriza, u dërguan me urgjencë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të gjetur trupat e viktimave.

Vetëm disa orë më herët, një skiatoare u gjet e vdekur nën një ortek në zonën e afërt të Bad Hofgastein, në një lartësi prej rreth 2,200 metrash.

Autoritetet thanë se në zonë u regjistruan edhe ortekë të tjerë, por fatmirësisht pa viktima.

Ortekët në këtë rajon janë një dukuri e zakonshme në këtë periudhë të vitit. Të martën, një djalë 13-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një ortek gjatë skijimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje skiatorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këshillat zyrtare dhe paralajmërimet meteorologjike, për të shmangur rrezikun e lëndimeve të rënda ose humbjes së jetës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika