Bordi i Paqes, Rama thotë se s’janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së dhe se Shqipëria nuk paguan 1 miliard euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që i ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama bën të ditur se nuk janë të vërteta lajmet që në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së dhe që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro apo që palestinezët do të vijnë në Shqipëri.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB. GËNJESHTËR! Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO. GËNJESHTËR! Palestinezët do të vijnë në Shqipëri. GËNJESHTËR”, shkruan Rama.

Megjithatë, Rama thotë se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe se për të personalisht ka rëndësi vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve.

“Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, shkruan Rama në X.

Bordi i Paqes, Rama publikon ftesën e dërguar nga Trump

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika