Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e zjarrit një grua ka humbur jetën, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Graishta bëri të ditur se viktima është një grua rreth 53-54 vjeçare.
“Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur pa shenja jete një grua rreth moshës 53 vjeçare e cila ka qenë duke jetuar vetëm me babanë dhe ka qenë e palëvizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Graishta.
Po ashtu Graishta bëri të ditur se shkaqet e zjarrit për momentin janë të panjohura teksa hetimet janë duke vazhduar.