Arrestohet një burrë në Pejë, sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar policinë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës.

“Pejë 20.01.2026-03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti i ka penguar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar” thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika