Trump për Grenlandën: Po të përdornim forcën do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëjmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka ndërmend të përdorë forcën për çështjen e Grenlandës, duke theksuar se synimi i tij është zgjidhja përmes negociatave.

Gjatë fjalës së tij, Trump foli edhe për NATO-n, duke thënë se aleanca ka rritur investimet në mbrojtje, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Ne nuk do të merrnim asgjë nëse unë do të vendosja të përdorja forcë të tepruar, do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëjmë këtë,” tha Trump.

Ai këmbënguli se përdorimi i forcës nuk është as i nevojshëm dhe as i dëshiruar.

“Nuk kam nevojë të përdor forcën, nuk dua të përdor forcën, nuk do ta përdor forcën,” u shpreh presidenti amerikan.

Sipas tij, gjithçka që SHBA-ja po kërkon është “një vend i quajtur Grenlandë”.

Mes tjerash, Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të qëndrojë “100%” në mbështetje të NATO-s, por shprehu pasiguri nëse aleatët do t’ia kthejnë të njëjtën mbështetje.

Trump e zhvendosi vëmendjen edhe te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO do të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Ata duhet ta ndalin atë luftë, sepse shumë njerëz po vdesin, po vdesin pa nevojë,” tha Trump, duke shtuar se si presidenti rus Vladimir Putin ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë një marrëveshje.

Trump deklaroi se ai do ta ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim, por theksoi se kërkesa e tij është minimale në krahasim me atë që SHBA-ja ka dhënë ndër vite.

“E vetmja gjë që po kërkoj është një copë akulli,” tha ai, duke iu referuar Groenlandës.

Ai e cilësoi këtë si një kërkesë të vogël krahasuar me kontributin e madh që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë NATO-s.

Trump në Davos: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur, vetëm SHBA-ja mund të garantojë sigurinë e Grenlandës

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika