Trump me Bordin e Paqes ka ambicie të gjerë dhe ngjall shqetësime ndërkombëtare, thotë Kostreci

Gazetarja në SHBA, Keida Kostreci, ka theksuar se ftesa që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë Kosovës dhe disa vendeve të tjera për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën shfaq ambicie të gjerë, duke përfshirë jo vetëm shtete perëndimore, por edhe vende si Rusia.

Ajo ka deklaruar se kjo ka ngjallur shqetësime tek disa vende për mundësinë e zëvendësimit ose krijimit të organizatave të reja ndërkombëtare, duke përmendur Francën si një nga shtetet që ka hezituar.

“Duke parë se bëhet fjalë për shtete jo vetëm perëndimore pro edhe shtete tjera si Rusia që Trump vetë e konfirmoi se ia ka bërë këtë ftesë Putinit do të thotë që ambicia e tij është e gjerë për të pasur vende të shumëllojshme dhe të natyrave të ndryshme dhe ndërkohë duke pasur parasysh shqetësimet që ka ngjallur një ftesë ë tillë për zëvendësimet e organizatave ndërkombëtare që ekzistojnë tashëm ka hasur në hezitimin e disa vende si Franca.

Dhe duhet të kemi parasysh momentin që jemi tani ku zoti Trump ka debate të shumta me udhëheqës te tjerë perëndimor  të Evropë nuk mund të shkëpusim nga konteksti i përgjithshëm i marrëdhënieve nga njëra anë dhe nga ana tjetër e atlantikut”, ka deklaruar Kostreci për emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika