Protestë paqësore më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së, Tasholli: Vetëm drejtësia të flasë, pa hapësirë për politikë

Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Sipas Ismail Tashollit, anëtar i organizatës, data e zgjedhur ka karakter simbolik për qytetarët e Kosovës, duke përkujtuar protagonistët që nuk mund të jenë më 17 shkurt në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka theksuar se Gjykata Speciale duhet të jetë mbi parime juridike jo të japë mesazhe politike.

“E kemi zgjedhur një datë simbolike që përfaqëson emocion për qytetarët kosovarë por janë edhe protagonistët që nuk ndodhën ne mesin tonë të datës 17 shkurt të shpalljes së pavarësisë. Dh enë vazhdimësi ne kemi artikuluar dyshimet pakënaqësi ose kritikat dhe nevojën për transparencë dhe ky marsh me moton “drejtësi, jo politikë!” është grumbullim i atij artikulimi qytetar për shqetësimin që e kemi. Gjykata duhet të jetë mbi parime juridike jo shpesh herë që është perceptuar se po japë mesazhe politike”, ka deklaruar Tasholli.

“Duhet të përçojmë mesazhin që vetëm drejtësia duhet të flasë dhe asnjë mënyrë mos t’i lihet asnjë hapësirë politikës apo interpretimeve politike në verdiktin e fundit”, ka deklaruar ai.

“DREJTËSI, JO POLITIKË!”: Protestë paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika