Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi sot në Bruksel

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet të marrë pjesë në një raund të ri dialogu me palën kosovare, nën ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.

Sipas këtyre raportimeve, delegacioni i Beogradit do të insistojë në mënyrë të veçantë në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa do të theksojë edhe, siç pretendohet, “pozicionin e vështirë të popullit serb në Kosovë”.

Mediat pro-qeveritare serbe vijojnë narrativën se kjo situatë, sipas tyre, është pasojë e “veprimeve të njëanshme dhe përshkallëzuese të Prishtinës”, të cilat pretendohet se rrezikojnë mbijetesën, paqen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, emisari i BE-së, diplomati danez Peter Sorensen, javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi, por pa paralajmëruar zyrtarisht ndonjë raund të ri bisedimesh në Bruksel.

Po ashtu, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet e Kosovës lidhur me zhvillimin e bisedimeve sot në kryeqytetin evropian.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika