“Njësoj si Trump”, Rama: Të hënën do të flas në parlamentin e Izraelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte njoftoi se të hënën e ardhshme do të flasë në Parlamentin e Izraelit.

“Të hënën e ardhshme do t’i drejtohem Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë në të njëjtin format që ju rezervua para pak kohësh presidentit të SHBA-ve. Duke qenë se lista aty është e shkurtër dhe kundërshtarët e bordit sapo e përfunduan numërimin e të gjitha vendeve, a thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni, duke i thënë shqiptarëve se prania e Shqipërisë ishte pa vlera, duke të nënvizoj se për Shqipërinë, për mua dhe për ne, është një ftesë dhe nderë që nuk ju bëhet të gjitha shteteve të botës. Ne jemi një vend tejet i vogël që u vet zhduk duke e mbyllur derën nga brenda”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama ironizoi deputetët e PD-së në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte duke thënë se non grata për Sali Berishën do të hiqet në mars 2025.

“Mos e lini pas dore atë punën e non gratës për mua, se siç ju kanë dalë të tëra fjalët do t’ju dalë fjala edhe për non gratën. Ngërçi i Edi Ramës është se për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është zënë për meritë. Ai që e ka marrë non gratë e ka merituar në mënyrën më bindëse. Juve do t’ju dalë fjalë që non grata do të hiqet në mars 2025. Pavarësisht që jemi në 2026, do hiqet në mars 2025. Ai që e ka marrë atë kuotën është i paarritshëm në të gjitha pabesitë që i ka bërë popullit shqiptarë dhe kështu që zor shumë që lëviz ajo kuotë”, tha Rama./A2

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika