Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka realizuar me sukses ekstradimin e një të dyshuari nga Kosova në Gjermani dhe transferimin e një të dënuari nga Hungaria në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, shtetasi gjerman u ekstradua për përfshirje në “kontrabandim me migrantë”, ndërsa qytetari kosovar i transferuar nga Hungaria do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për “grabitje dhe privim të kundërligjshëm të lirisë” në Shërbimin Korrektues të Kosovës, njofton Dukagjini.
Po ashtu u bë e ditur se ekstradimi dhe transferimi u realizuan nën masa të rrepta sigurie.