Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata për Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet ka reaguar publikisht lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale, e cila është mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda|, duke theksuar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë fazë të vendimmarrjes për organizimin e këtij aktiviteti.

Sipas sqarimit zyrtar të Komunës së Prishtinës, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e ligjëratës është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.

“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi.
Po ashtu, do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka realizuar këtë aktivitet me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.
Transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe mjediset shkollore”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika