Dogana e Kosovës pranon skanerin nga ShBA-ja, në vlerë 2 milionë euro

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, një donacion në vlerë rreh dy milion euro, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Inspektim të shpejtë dhe të detajuar në të gjitha pjesët e automjeteve.

Këtë do ta ofrojë skaneri i ri Rapid Scan që Dogana e Kosovës ka pranuar nga SHBA-të, një donacion në vlerë prej dy milionë eurosh.

“Ky është edhe një shembull tjetër i partneritetit të fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Doganën dhe Policinë Kufitare. Dua t’i përgëzoj Doganën e Kosovës dhe Policinë Kufitare për profesionalizmin e tyre, dedikimin dhe bashkëpunimin me qeverinë amerikane ndër vite. Puna juaj është kritike në sigurimin e kufijve të Kosovës dhe integritetin e tregtisë”, ka thënë Anu Pratipati, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë.

“Skaneri pritet ta lehtësojë punën e Doganës, si në rastin konkret:

Është hasur sasi e drogës 125 kg e koncentruar në pjesën e poshtme të autobusit”, ka thënë një zyrtar i Doganës.

“Për neve është mesazh i përkrahjes për punën që e bëjmë në sigurinë e kufirit. Vizioni është të përkushtohemi në kufinjët e sigurt për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe lehtësira në tregti…”, ka thënë drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

I njëjti, u mirëprit nga ministri në detyrë i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ai i Financave, Hekuran Murati

“Investimet në teknologji moderne, infrastrukturë dhe burime njerëzore janë elemente kyçe për një menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të kufirit. Jam shumë i lumtur që në pikën kufitare në Merdare po inaugurojmë skenerin RAPI Scan, i cili vjen si donacion nga SHBA. Ky donacion përbën jo vetëm një avancim të rëndësishëm teknologjik, por edhe një dëshmi konkrete të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë Sveçla.

“Besoj do të përshpejtojë, do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që ka integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme”, ka thënë Murati.

Në Qershor 2023, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë në Leposaviq nga Serbia, Kosova kishte vendosur masa të shtuara sigurie ndaj shtetit fqinj.

Me qëllim të zhbllokimit të marrëveshjes për tregti të lirë – CEFTA, Kosova në 2024 vendosi t’i lehtësojë masat e sigurisë në pikën kufitare në Merdare dhe ky veprim u ndërmorr krahas premtimit të partnerëve ndërkombëtarë se do ndihmojnë Kosovën në pajisjen me skanerë.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika