Ligjërata për Specialen vlerësohet praktikë e zakonshme por Komuna paralajmëron masa

Ligjërata informuese e organizatës YIHR për Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda” ka nxitur reagime të ndryshme në opinion. Heshtjen e ka thyer vet organizata duke theksuar se informatat që u dhanë janë publike dhe aktivitetet të tilla mbahen që nga 2018. Njohës të fushës së arsimit thonë se ky ishte sesion informues për një Gjykatë të Kosovës, por kjo kundërshtohet nga OVL e UÇK-së dhe kryetari i Prishtinës.

Ligjërimi i organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) për formimin dhe funksionimin e Gjykatës Speciale në shkollën “Xhevdet Doda” u përcoll me shumë zhurmë në opinionin publik.

Ligjërata për Gjykatën Speciale, e votuar nga Kuvendi e institucion i Kosovës, YIHR kanë treguar se kanë mbajtur që nga 2018 në bashkëpunim më Ambasadën e Zvicrës dhe Gjykatën.

“YIHR KS sqaron se sesioni informues i mbajtur në shkollën “Xhevdet Doda” është realizuar me lejen e institucionit arsimor. Sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Këto sesione janë pjesë e programit tonë për drejtësi tranzicionale dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjatë sesionit është prezantuar informacion bazik dhe publik mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke përfshirë mandatin dhe kompetencat e tyre, si institucion i Republikës së Kosovës. YIHR KS, prej më shumë se 20 vitesh nga themelimi i saj, ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme me fokus në të drejtat e njeriut, ballafaqimin me të kaluarën dhe fuqizimin e të rinjve dhe të rejave në Kosovë. Sesione të tilla informuese janë pjesë e misionit afatgjatë të YIHR KS për të kontribuar në promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe ne do të vazhdojmë me punën dhe aktivizmin tonë në këtë fushë”, thuhet nga YIHR-ja.

Për monitoruesin e drejtësisë nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija aktiviteti s’ishte asgjë më shumë sesa veprimtari e zakonshme e organizatës.

“Këto informata dhe ligjërata kanë qenë gjithmonë transparente dhe kjo ligjeratë e fundit është në kuadër të takimeve të cilat i ka parashikuar kjo zyrë për komunikim me publikun dhe besoj se është aktivitet i zakonshëm i Gjykatës, të gjitha informatat që ndahen me publikun janë informata që janë në faqen publike të Gjykatës. Çdo kush e ka të drejtën ta shpreh mendimin e vet por ky aktivitet nuk ka qenë i veçantë. Ne kemi pasur zyrtarë të Dhomave të Specializuara, kryetaren e cila ka marrë pjesë në intervista në Kosovë.  Studentët mund të ballafaqojnë me pyetje ligjëruesit dhe sigurisht që kjo është aktivitet që i ka bërë dhe e bënZyra për Komunikime me publikun dhe nuk e shoh asgjë të veçantë këtë me aktivitetet e tjera që janë në 10 vitet e fundit”, u shpreh Alija.

Me Aliajn pajtohen edhe njohës të arsimit të cilët thonë se gabimi i vetëm, ishte mosrespektimi i hierarkisë komunale.

“Mendoj se dramatizimi i ligjërimit të djeshëm në “Xhevdet Doda” me temë formën e formimit dhe funksionimit të Gjykatës Speciale është krejtësisht i panevojshëm sepse qytetarët duhet ta kenë parasysh që kjo Gjykatë është themeluar nga vet Institucionet tona. Në këtë kontekst, dramatizimi ka qenë një formë e ikjes nga përgjegjësia që kemi për një arsim të mirëfillt….”, u shpreh njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

Mbajtjen e kësaj ligjërate, e ka kritikuar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e OVL UÇK.

“Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, u shpreh Rama.

“Ne nuk e dimë a kanë bërë fushatë anti-UÇK apo fushatë kundër UÇK dhe kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe kundër atyre që janë në Hagë, presidentit dhe të tjerët. Apo janë duke përgatitur një terren që ta bindin opinionin, ku tash kanë filluar që të shkojnë edhe te fëmijët dhe nëpër shkolla që dëshirojnë me i bind edhe fëmijët me i kthy kundër UÇK-së”, u shpreh kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Kritikat për Gjykatën Speciale janë shtuar viteve të fundit, kur u vë në pah që Prokuroria e Specializuara ndër të tjera është shërbyer me materiale nga Serbia për të ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika