Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar.
Nga 2,557 vendvotime të planifikuara, janë rinumëruar mbi 1,342, duke përfshirë përfundimin e procesit në 21 komuna, njofton Dukagjini.
Që nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, deri më 23 janar 2026, janë rinumëruar 1,342 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 52% e totalit.
Sipas të dhënave të fundit, rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/
