OVL-ja mbështet marshin nga ‘Liria ka Emër’, bën thirrje për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, i cili do të mbahet më 17 shkurt.

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

“Ne e mbështesim marshin ‘Drejtësi, jo politikë!’, të organizuar nga Liria ka Emër. Ky marsh duhet të jetë madhështor. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që më 17 shkurt të dalin dhe të bashkohen në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin tonë”, ka thënë Gucati.

Marshi synon të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg ndikimeve politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Platforma ‘Liria ka Emër’ ka falënderuar OVL UÇK-në për mbështetjen e dhënë, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për Kosovën.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika