Rreth 6,000 ndërtesa në kryeqytetin ukrainas, Kiev, mbetën pa ngrohje pas një sulmeve ruse gjatë natës, bëri të ditur kryetari i Bashkisë, Vitali Klitschko.
Temperatura në Kiev në mëngjesin e së shtunës ishte -12 gradë Celsius, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë lënë të paktën një të vdekur dhe 31 të plagosur gjatë natës deri të shtunën, ndërkohë që përfaqësues nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritej të mblidheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe për ditën e dytë të bisedimeve që synojnë t’i japin fund pushtimit të plotë rus, që po hyn në vitin e katërt.
Sipas shefit të Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Tymur Tkachenko, një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmet me dronë rusë në kryeqytetin ukrainas.