Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri tani ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 personave, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizrenit.
Këtë për Dukagjinin e tha edhe Marcel Lekaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
“Deri tash kemi pranuar 4 kërkesa, për 12 persona për caktim të masës së paraburgimit. 2 seanca janë caktuar dhe kanë filluar, të tjerat caktohen kur vijnë kërkesat tjera”, tha Lekaj për Dukagjinin.
Dyshimet se u keqpërdorën 68 mijë vota në Prizren, arrestohen 109 të dyshuar