Një 81-vjeçar vdes në vetaksident në Gjakovë
Një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti këtë të shtunë në dalje të Gjakovës.
Viktima nuk raportohet të ketë shenja lëndimi nga vetaksidenti teksa dyshimet e mjekut që ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes janë se i ndjeri mund të ketë pasur arrest kardiak.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Rasti është raportuar rreth orës 13:20 në dalje të Gjakovës në drejtim të Prizrenit, ku ka ndodhur një vetaksident teksa vozitës ishte një 81-vjeçar që ka humbur jetën. Sipas mjekut kujdestar që ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja të lëndimit nga vetaksidenti për çka dyshohet se mund të ketë pasur arrest kardiak. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, hetimet janë duke vazhduar”, tha Graishta për Dukagjinin.