Trump e quan kryeministrin kanadez “Guvernator Carney” dhe kërcënon Kanadanë me tarifa 100%

Presidenti i Donald Trump e ka quajtur për herë të parë kryeministrin e Kanada-s, Mark Carney, me epitetin “Guvernator Carney”, që nga zgjedhja e tij në krye të qeverisë kanadeze.

Në një postim në platformën e tij Truth, Trump paralajmëroi Otavën për pasojat që, sipas tij, do të sillte një marrëveshje e mundshme mes Kanadasë dhe Kina, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese.

“Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta shndërrojë Kanadanë në një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën, për të dërguar mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai është thellësisht i gabuar. Kina do ta ‘gëlltisë’ Kanadanë tërësisht, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të saj, strukturës sociale dhe mënyrës së përgjithshme të jetesës. Nëse Kanada nënshkruan një marrëveshje me Kinën, ajo do të goditet menjëherë me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë që Kanadaja të shërbejë si “port dorëzimi” për mallrat kineze dhe përsëriti paralajmërimin për vendosjen e një tarife prej 100% ndaj të gjitha produkteve kanadeze që importohen në SHBA, në rast se një marrëveshje e tillë me Kinën do të realizohej.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika