Protestë kombëtare e opozitës shqiptare, molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi para protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ka deklaruar se, sipas tij, qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk mund të largohet përmes votës, por vetëm përmes revoltës popullore.

“Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama nuk ikën me votë. Diktaturat nuk ikin me votë, por shemben vetëm me revoltë popullore, dhe ja ku jemi ne sot”, është shprehur Berisha.

Ai ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Rama, sipas tij, “kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”.

Pas fjalimit të Berishës, situata para Kryeministrisë është tensionuar, ku protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe fishekzjarrë, si dhe kanë hedhur shishe molotovi në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Gjatë adresimit të tij, kreu i Partisë Demokratike ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Sonte është thirrja e madhe për t’u bashkuar dhe për ta përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike dhe për të shkuar në zgjedhje të reja, në interes të vendit dhe familjes shqiptare”, ka deklaruar Berisha.

Pas përfundimit të fjalimit, protestuesit kanë nisur të lëvizin nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Deri në këto momente, Berisha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike nuk i janë drejtuar selisë qendrore të partisë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika