Lëndohet një punëtor me vinç në Obiliq, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili po punonte në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari derisa ishte duke punuar afër një objekti që është në ndërtim, ka manipuluar në mënyrë të pakontrolluar me vinç, teksa po e drejtonte një kamion.

Si pasojë, vinçi dyshohet se është këputur dhe ka rënë, duke e lënduar viktimën, po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar deri sa ishte duke vozitur kamionin kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç i njëjti iu kishte këputur kishte rënë dhe e kishte lënduar viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika