Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi.
Kurti bëri të ditur se ata do të jenë pjesëmarrës në edicionin e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, teksa bashkë diskutuan për bashkëpunimet kulturore dhe rolin e letërsisë në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare, njofton Dukagjini.
Kurti theksoi rëndësinë e poezisë shqipe nga trevat shqiptare në Mal të Zi si dëshmi e qëndrueshmërisë së gjuhës, identitetit dhe kujtesës kulturore ndër breza.
“Poezia shqipe nga Plava e Gucia, Ana e Malit dhe Kraja, Tuzi e Ulqini, është dëshmi e qëndrueshmërisë së gjuhës dhe e dinjitetit kulturor, një mënyrë për ta ruajtur kujtesën dhe për ta shtrirë praninë tonë shpirtërore ndër breza, duke e bërë vargun urë nga një vendbanim te tjetri, nga një kujtim te një e ardhme e përbashkët”, ka shkruar Kurti.