16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Indonezi

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në provincën Java Perëndimore në Indonezi, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për dhjetëra të tjerë që raportohen të zhdukur.

Zëdhënësi i policisë së Java Perëndimore, Hendra Rochmawan, tha se numri i të vdekurve është rritur në 16 pasi edhe pesë trupa të tjerë u nxorën nga vendngjarja, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Antara.

Rrëshqitja e dheut goditi një fshat në rajonin Bandungu Perëndimor të shtunën, ku dhjetëra shtëpi raportohet se u mbuluan nga balta dhe mbeturinat.

Sipas mediave shtetërore, rreth 80 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa rrëshqitja e dheut ka prekur 30 shtëpi dhe ka zhvendosur nga 300 deri në 400 persona.

Ushtria tha se ka raportime se edhe 23 ushtarë janë mes të zhdukurve, duke shtuar se informacioni është ende duke u verifikuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet në zonën e prekur, e cila karakterizohet nga terren i vështirë, ndërsa parashikimet meteorologjike paralajmërojnë reshje nga mesatare deri shumë të dendura në ditët në vijim, duke e komplikuar më tej operacionin.

Autoritetet në Javën Qendrore kanë zgjatur statusin e emergjencës për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut. Faza e dytë e periudhës së emergjencës do të zgjasë nga 24 janari deri më 6 shkurt, për të siguruar vazhdimin e përpjekjeve të reagimit dhe rimëkëmbjes.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika