Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për BBC se Kosova e di se si arrihet paqja, duke theksuar përvojën e saj historike dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Osmani, një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trup dhe tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë e këtij mekanizmi.

Ajo kujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit të saj po kryhej gjenocid, ndërsa ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, shpëtoi jetë dhe i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Osmani sot në një intervistë për BBC, tha se ka shumë arsye për Kosovës është bërë pjesë Bordit të Paqes.

“Le të kthehemi pak pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Kundër popullit të Kosovës po kryhej gjenocid dhe, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, natyrisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike në mbarë botënm jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot, ne jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e kombit tonë që nuk e ka njohur luftën dhe që po e shijon paqen”, tha ajo.

Sipas saj, ne e dimë se si mund të arrihet paqja, dhe ajo arrihet përmes veprimit. “Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë”, theksoi ajo.

Duke shtuar se arsyeja e parë është ky dallim mes krijimit të paqes dhe ruajtjes së paqes. “Ne kemi nevojë për një organizatë të fuqishme ndërkombëtare që merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Pastaj, natyrisht, OKB-ja do të përfshihej në ruajtjen e paqes, gjë që është ajo që bën më së miri dhe që e ka bërë me mbështetjen e shumë shteteve, këtu në Kosovë për më shumë se dhjetë vjet”, tha ajo.

Osmani u pyet se a synon ta zëvendësohet OKB-në me këtë? “Jo. Jo. Krejt e kundërta. Siç thashë, këto organizata mund të punojnë dorë për dore, njëra duke u përfshirë në krijimin e paqes dhe arritjen e saj”, tha Osmani./RTK

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika