Sulmi rus në Kievin lë ende 1,700 ndërtesa pa ngrohje

Rreth 1,700 pallate banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev ishin ende pa ngrohje pas një sulmi me raketa dhe dronë nga Rusia më herët gjatë kësaj jave, tha të dielën kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko.

Moska ka intensifikuar ndjeshëm bombardimet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës që nga pushtimi i vendit fqinj në vitin 2022, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Rusia ndërmori të shtunën një sulm masiv ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, duke tronditur Kievin me shpërthime gjatë natës dhe duke lënë 1.2 milion prona pa energji elektrike në të gjithë vendin, në kushte dimërore me temperatura nën zero.

“Objektivat kryesore të Rusisë tani janë sektori ynë energjetik, infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit,” shkroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në X.

Vetëm këtë javë, tha ai, Rusia ka lëshuar mbi 1,700 dronë sulmues, më shumë se 1,380 bomba ajrore të drejtuara dhe 69 raketa kundër Ukrainës.

Çdo sulm masiv nga Rusia mund të ketë pasoja shkatërruese, tha Zelenskiy, i cili të dielën vizitoi Lituaninë.

“Ne po punojmë me çdo udhëheqës për të forcuar Ukrainën. Të gjithë duhet ta kuptojnë qartë kërcënimin që vjen nga Rusia,” tha ai.

Zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba tha të shtunën se më shumë se 3,200 ndërtesa në Kiev ishin pa ngrohje vonë atë mbrëmje, nga 6,000 sa ishin në mëngjes.

“Që nga mbrëmja e djeshme, punëtorët e shërbimeve komunale dhe kompanitë energjetike kanë rikthyer furnizimin me ngrohje në më shumë se 1,600 ndërtesa. Ata po vazhdojnë punën për të rikthyer shërbimet në shtëpitë e banorëve të Kievit,” tha Klitschko në Telegram.

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj kryeqytetit ukrainas ndodhi pikërisht në kohën kur negociatorë ukrainas, rusë dhe amerikanë po diskutonin në Abu Dhabi opsionet për përfundimin e luftës.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika