Rinumërohen mbi 65% të votave, procesi përmbyllet në 23 komuna

Rinumërimi i të gjitha votave të procesit zgjedhor të 28 dhjtorit, pritet që të heqë të gjitha dilemat, për subjektet politike e kandidatët për deputet cka mund të ndikojë të mos ketë shumë ankesa pastaj në PZAP e në Gjykatë Supreme. Deri tash mbi 65% të vendvotimeve janë rinumëruar

Dalëngadalë listës së komunave në të cilat po përmbyllet procesi i rinumrimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit po i vjen fundi.

Në qendrën e numriti e rezultateve tashmë janë rinumëruar mbi 1 mijë e 600 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa do rinumërohen.

Procesi u përmbyll në 23 komuna të Kosovës.

“Nga 13 janari, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat është vendosur nga KQZ. Ky proces është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe mund të them se KQZ është duke u përpjekur maksimalisht që gjatë javës së ardhshme të arrijë të përmbyllë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve”, ka theksuar Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së.

Elezi thotë se ky rinumërim do zvogëlojë nevojën për ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët.

“Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Elezi.

Deri tash rinumërimi i votave për kandidatët për deputet ka vë në pah keqpërdorime të mijërave votave në disa komuna të Kosovës, por më së shumti në Prizren.

Pas devijimeve në rezultat, KQZ-ja vendosi që të rinumrojë të gjitha vendvotimet, e prokuroritë u angazhuan në hetimin e këtyre rasteve.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika