Juventusi ka fituar bindshëm ndaj kampionit në fuqi, Napolit.
Të dielën në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë fituan 3-0.
Golat u shënuan nga David (21′), Yildiz (77′) dhe Kostic (86′).
Edon Zhegrova qëndroi në bankën rezervë te Juventus, ndërsa Amir Rrahmani nuk luajti te Napoli për shkak të lëndimit.
Në bankën rezervë të Juventusit ishte edhe portieri i talentuar 17-vjeçar, Raffaele Huli, pjesë e “Juventus Primavera” dhe grupmoshave të Shqipërisë.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka 42 pikë dhe zë vendin e pestë, vetëm një pikë më pak se Napoli.