Reshje të dendura shiu, IHK kërkon kujdes të shtuar në komunikacion

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHK-së, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, çka mund të shkaktojë grumbullim uji në zona urbane dhe vështirësi në komunikacion.

Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashihen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, duke ulur dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 metra për sekondë.

IHK u bën thirrje qytetarëve që të hënën të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat ku paraqitet mjegull gjatë mesjavës.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika