Ari kalon për herë të parë kufirin e 5 mijë dollarëve, në kulmin e një rritjeje historike

Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë në histori kufirin e 5,000 dollarëve për ons, duke vazhduar një rritje rekord që gjatë vitit 2025 e ka shtyrë vlerën e metalit të çmuar mbi 60% më lart.

Kjo rritje vjen në një kohë të tensioneve të shtuara gjeopolitike dhe pasigurive financiare, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të acaruara mes SHBA-së dhe NATO-s lidhur me Grenlandën.

Gjithashtu, politikat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump kanë shqetësuar tregjet, pasi ai ka paralajmëruar vendosjen e një tarife 100% ndaj Kanadasë, nëse kjo e fundit arrin marrëveshje tregtare me Kinën.

Ari dhe metalet e tjera të çmuara konsiderohen si asete të sigurta, ku investitorët drejtohen në periudha pasigurie. Të premten, edhe argjendi kaloi për herë të parë 100 dollarë për ons, duke ndërtuar mbi rritjen gati 150% të vitit të kaluar.

Kërkesa për metalet e çmuara është nxitur edhe nga faktorë të tjerë, përfshirë inflacionin e lartë, dobësimin e dollarit amerikan, blerjet e bankave qendrore dhe pritjet që Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë sërish normat e interesit gjatë këtij viti, raporton BBC.

Luftërat në Ukrainë dhe Gaza, si dhe veprimet e Uashingtonit ndaj presidentit venezuelas Nicolás Maduro, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimit të arit.

Një nga arsyet kryesore të vlerës së lartë të arit mbetet rrallësia e tij. Sipas Këshillit Botëror të Arit, deri më tani janë nxjerrë vetëm 216,265 tonë ar, sasi që do të mjaftonte për të mbushur tre deri në katër pishina olimpike. Pjesa më e madhe e këtij ari është nxjerrë pas vitit 1950, falë avancimit të teknologjisë së minierave.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, rreth 64,000 tonë ar mbeten ende për t’u nxjerrë nga rezervat nëntokësore, megjithëse furnizimi global pritet të stabilizohet në vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika