Hamza takon ambasadorin Malaj, flet për forcimin e lidhjeve Kosovë–Shqipëri

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Hamza njoftoi se gjatë takimit u diskutua për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.

“Bashkëbisedim i hapur me ambasadorin Petrit Malaj për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë. Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët”, shkroi Hamza.

Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit, duke theksuar se të dyja shtetet ecin së bashku drejt së ardhmes.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika