MUJI Cup KF Dardania 2026 përfundon me sukses të jashtëzakonshëm dhe atmosferë spektakolare

St. Gallen – MUJI Cup KF Dardania 2026 është mbyllur me një sukses të jashtëzakonshëm, duke mbledhur mijëra shikues dhe duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse në sallë.

Dy ditë të mbushura me emocione, futboll cilësor në sallë, muzikë, show dhe argëtim e shndërruan këtë turne në një përvojë unike dhe në një nivel shumë të lartë organizimi.

Ky turne ndërkombëtar i futbollit të vogël dëshmoi qartë fuqinë bashkuese të sportit, kulturës dhe komunitetit. Ekipet pjesëmarrëse, tifozët si dhe mysafirët nga vendi dhe jashtë vendit kontribuan në krijimin e një atmosfere pozitive, dinamike dhe të paharrueshme.

Organizatorët shprehin falënderim të veçantë për të gjithë vullnetarët dhe bashkëpunëtorët, si dhe për të gjithë shikuesit, sponsorët dhe partnerët. Pa mbështetjen, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, realizimi i një eventi të këtij niveli nuk do të ishte i mundur.

Klubi organizator KF Dardania St. Gallen tashmë po shikon përpara me optimizëm dhe mezi pret edicionin e ardhshëm, me synimin që MUJI Cup të vazhdojë të rritet, të forcohet dhe të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe shoqërore në rajon.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika