OEK reagon për protestat e kompanive transportuese në shtet e rajonit: Po shkaktojnë pasoja serioze

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me protestat e kompanive transportuese në shtetet e rajonit, e që sipas tyre tashmë po shkaktojnë pasoja serioze për funksionimin normal të bizneseve kosovare dhe për rrjedhën e tregtisë ndërkombëtare.

OEK nëpërmjet një reagimi vlerëson se këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e eksportit dhe importit të mallrave drejt dhe nga vendet e BE-së.

“Këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e eksportit dhe importit të mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, duke krijuar vonesa të konsiderueshme, kosto shtesë për kompanitë dhe rrezik real për ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, njëkohësisht Kryesues i Bordit të ËB6 CIF, ka adresuar këtë problem në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet me institucionet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe sistemike, në interes të funksionimit të lirë të tregtisë dhe ruajtjes së zinxhirëve të furnizimit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në reagim.

OEK i ka bërë thirrje BE-së për ndërhyrje urgjente.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian për ndërhyrje urgjente institucionale që do të mundësonte funksionimin normal të transportit ndërkombëtar rrugor deri në krijimin e një zgjidhjeje të përhershme. Një qasje e tillë është në interes të përbashkët të ekonomive të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor dhe përbën një parakusht për stabilitet ekonomik, integrim tregtar dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit dhe për të kontribuar në dialogun institucional me partnerët evropianë, në funksion të garantimit të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale”, përfundon reagimi.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika