Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Gjatë këtij aksioni, tre persona janë shoqëruar, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për marrje ryshfeti.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kërkuar ryshfet për të ndihmuar një të dëmtuar të kryente pagesa për punë që kishte bërë sipas kontratës me komunën.

“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”, thuhet nga ana e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo rast të korrupsionit dhe të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për parandalimin e veprave penale.

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për ryshfet, njëri u kap në flagrancë

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika