Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni policor në Gjakovë pas një angazhimi të vazhdueshëm operativ dhe veprimeve hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë dy persona, të kërkuar me urdhër-arrest gjyqësor të cilët ndodheshin në arrati.

“L.K, mashkull 30 vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim dhe L.M mashkull, 27 vjeçar , i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 vjet burgim (përfshirë edhe periudhën e arrestit shtëpiak 6 muaj)”, thuhet në njoftimin policor.

Po ashtu bëhet e ditur se pas arrestimit të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit konform vendimeve gjyqësore.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika