Përplasje mes protestuesve dhe agjentëve federalë në qendër të Los Anxhelosit

Mijëra protestues kanë marshuar në qendër të Los Anxhelos, ku janë përplasur me agjentë federalë përpara Gjykatës Federale Edward R. Royalbal, në sfondin e incidenteve vdekjeprurëse në Minesota dhe një vale gjithnjë e më të ashpër masash kundër imigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimit të CBS, protestuesit u mblodhën të premten pasdite para Bashkisë dhe më pas marshuan në mënyrë paqësore drejt lagjes Boyle Heights. Situata u përshkallëzua kur ata bllokuan hyrjen e ndërtesës federale.

Gjatë përplasjes, disa protestues hodhën sende drejt agjentëve federalë, ndërsa të tjerë tentuan të përdornin një kontejner mbeturinash ndërtimi si barrikadë.

Në përgjigje, agjentët federalë përdorën topa piperi dhe gaz lotsjellës, ndërsa policia e Los Anxhelosit lëshoi urdhra për shpërndarje dhe paralajmërime taktike për turmën.

Autoritetet policore njoftuan gjithashtu për zjarre të vogla në kontejnerët pranë ndërtesës federale, duke theksuar se zjarrfikësit u detyruan të presin sigurimin e zonës nga policia përpara se të ndërhynin.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika