Kuvendi i LDK-së vendos që të votohet fshehtë për fatin e Abdixhikut në krye të partisë

Kuvendi i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që çështja e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, të trajtohet përmes votimit të fshehtë.

Pas këtij vendimi, Kuvendi ka miratuar edhe hapat procedurale për organizimin dhe zhvillimin e procesit të votimit, i cili do të përcaktojë fatin e Abdixhikut në krye të partisë.

Gjatë fjalimit të tij para delegatëve, Abdixhiku ka theksuar se vendimi për të ardhmen e tij politike në LDK i takon ekskluzivisht Kuvendit të partisë, duke nënvizuar se askush tjetër nuk mund të vendosë në emrin e tij.

Ai ka shprehur gjithashtu kritika ndaj disa bashkëpartiakëve, të cilët, sipas tij, kishin kërkuar dorëheqjen e tij me këmbëngulje.

Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së, vendimi i lihet delegatëve

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika