Musk reagon pasi emri i tij del në dokumentet e reja të Jeffrey Epstein

Elon Musk

Miliarderi Elon Musk ka reaguar në rrjetet sociale pasi emri i tij u përfshi në një grup të ri dokumentesh të publikuara në lidhje me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të cilat përfshijnë email-e nga viti 2013.

Sipas korrespondencës së bërë publike, Musk ka shkëmbyer mesazhe me Epstein në dhjetor të vitit 2013, ku është diskutuar mundësia e një vizite në ishullin e këtij të fundit në Karaibe. Një email tjetër tregon se Epstein kishte tentuar të organizonte edhe një drekë me Musk në shkurt të po atij viti.

Në një reagim në rrjetin X, Musk sqaroi se komunikimi i tij me Epstein kishte qenë shumë i kufizuar dhe se kishte refuzuar disa herë ftesat për të vizituar ishullin ose për të udhëtuar me aeroplanin privat të tij.

Ai pranoi se është i vetëdijshëm që një pjesë e këtyre komunikimeve mund të keqinterpretohen, por theksoi se kjo nuk e shqetëson. Musk shtoi se ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të publikimit të dokumenteve që lidhen me Epstein dhe nënvizoi rëndësinë e ndjekjes penale të të gjithë atyre që kanë kryer krime të rënda, veçanërisht në rastet e shfrytëzimit seksual të të miturve.

“Jam i vetëdijshëm se disa nga korrespondencat e mia me Epstein mund të keqinterpretohen. Askush nuk ka mbështetur më fort se unë publikimin e dokumenteve të Epstein dhe jam i lumtur që kjo më në fund ka ndodhur”, ka shkruar Musk në X.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika