Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj e ka cilësuar rezultatin e votimit si fitore për Abdixhikun, por vetëm në kuadër të brendshëm partiak.
“Fitore e madhe e Lumirit. Po mendoj brenda LDK-së, se ma shumë ncuk. Asnjëherë. Sot LDK votoi vazhdimin e dështimit”, ka shkruar Mushkolaj.
Deklarata e Mushkolajt vjen pas vendimit të Kuvendit të LDK-së për të refuzuar dorëheqjen e Abdixhikut.