Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Foto ilustruese

Rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas Policisë, viktima, mashkull i moshës madhore, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën.

Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë zjarri.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika