Ligji nuk e lejon KQZ-në të ndajë rezultatet për secilin subjekt, thotë Bugaqku nga KDI

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka të drejtë të ndajë ose të shpallë rezultate individuale për secilin subjekt apo kandidat në zgjedhjet parlamentare.

Ai në emisionin FIVE theksoi se, në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mbi ankesën e Listës Serbe, KQZ-ja ka detyrim ligjor që të certifikojë rezultatet në mënyrë të përgjithshme, duke ndjekur udhëzimet e PZAP dhe eventualisht vendimin e Gjykatës Supreme.

“Sa i përket çështjes se certifikimit të rezultateve PZAP në vendim mbi ankesën e Listës Serbe e sqaroi se KQZ nuk ka të drejtë të ndajë votimin sa i përket shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve sepse ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk e lejon që KQZ të ndaj ose të shpallë rezultate në mënyrë individuale për secilin subjekt apo kandidatë që ka garuar në zgjedhje parlamentare”, ka deklaruar ai.

Bugaqku shtoi se vendimi i PZAP-së, i cili aprovoi ankesën e Listës Serbe lidhur me përjashtimin e saj nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e bën të qartë se vendimi i KQZ-së më 31 janar ishte në kundërshtim me ligjin.

“KQZ veç se e ka të qartë atë, edhe çështja e certifikimit nëse e zbatojnë si duhet vendimin e PZAP, që është vendim përfundimtar dhe duhet, atëherë KQZ obligohet edhe Supremja njëjtë do të japë vlerësim të tillë, atëherë KQZ nuk ka rrugë të tjetër pos që të votojë sipas udhëzimeve që i ka përcaktu PZAP, dhe eventualisht që mund t’i përcaktojë Supremja kështu që kanë detyrim ligjor që votimin mbi certifikimin e rezultateve ta bëjnë në mënyrë të përgjithshme”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika