Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar masa ndaj një vozitësi që tejkaloi kolonën e automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur trotuarin.
Vozitësit i janë shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative, si dhe ndalesë e patentë-shoferit për tre muaj.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe shenjat rrugore, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e këmbësorëve dhe të tjerëve në rrugë.