Sikurse çdo vit, edhe sivjet Kosova është prezente në ceremoninë tradicionale të “Lutjeve të Mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara, me një delegacion prej rreth 40 vetash.
Në këtë përfaqësi marrin pjesë deputetë, kryetarë komunash, prokurorë, ndërmarrës dhe përfaqësues të komunitetit e të mediave.
Megjithatë, pjesë e këtij delegacioni nuk dihet nëse është dikush Qeveria Kurti në detyrë apo nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ambasada e Kosovës në Uashington ka publikuar fotografi nga pjesëmarrësit.
“Sot në Ambasadë kishim kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrës nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve, në mesin e tyre deputetë, ndërmarrës, përfaqësues të komunitetit e të mediave”, thuhet në postim të Ambasadës.